Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki ka bërë akuza të forta ndaj presidentit rus Vladimir Putin duke e krahasuar me Hitlerin dhe si një njeri të rrezikshëm.

“Vladimir Putin është më i rrezikshëm se Hitleri apo Stalini, pasi ai ka më shumë armë vdekjeprurëse në dispozicion dhe mund të përdorë rrjete sociale për të përhapur propagandën e tij”, tha ai.

Për kreun e qeverisë së Varshavës, “ideologjia e Russkiy Mir, bota ruse, Putin është ekuivalenti i komunizmit dhe nazizmit të shekullit të 20-të”.

“Është një ideologji përmes së cilës Rusia justifikon të drejtat dhe privilegjet e sajuara për vendin e saj, e cila përbën një kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Europën dhe duhet çrrënjosur plotësisht, tha ai.

Artikulli paraprakCOVID, NGA 16 MAJI NUK DO TË JETË MË E DETYRUESHME MBAJTJA E MASKËS NË FLUTURIMET BRENDA BE
Artikulli tjetërHOT I RI, DREJT FUNDIT RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS