Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë ka qenë i vazhdueshëm e mesa duke ai do të forcohet edhe më tepër në takimet që pritet të mbajë kryeministri Edi Rama gjatë javës së ardhshme në vendin fqinj.

Axhenda e kryeministrit Rama është zbuluar gjatë një takimi mbajtur në Fier, nga Stefano Salmaso, përgjegjës i zyrës tregtare në Ambasadën Italiane në vendin tonë. Pasi ka kërkuar ndjesë për mungesën e ambasadorit Italian Fabrizio Bucci, ai ka shtuar se ky i fundit është duke u marrë me përgatitjet e takimit.

“Ambasadori ju dërgon të falat e veta dhe urimet e tij, por fatkeqësisht nuk mund të ishte fizikisht vetë. Ambasadori po merret me përgatitjet për takimin e kryeministrit Rama që të mërkurën së bashku me disa ministra do të jetë në Romë, në takimin e nivelit të lartë kryeministror me kryeministrin Mario Draghi. Vetë ambasadori do të jetë prezent aty si shenjë treguese, jo vetëm protokollare, që bashkëpunimi midis dy vendeve tona sa vjen dhe forcohet”, tha Salmaso.

Artikulli paraprakPROJEKTI I LOREDANËS DHE DON XHON NUK ËSHTË THJESHT NJË KËNGË, POR NJË FILM!
Artikulli tjetërLAJM I FUNDIT/ LËKUNDJE TËRMETI NË VEND, JA KU ISHTE EPIQENDRA