Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta janë takuar mbrëmjen e djeshme (20 janar) në një ndër lokalet e Tiranës dhe biseda mes tyre ka zgjatur përreth 3 orë.
Nuk dihet qëllimi i këtij takimi të mbajtur larg vëmendjes së medias, por vlen të theksohet fakti se dy aletatët u takuan pas kritikave të sekretarit të përgjithshëm të LSI, Luan Rama për politikat fiskale, të cilat vetë LSI i kosnmderoi qëndrim personal të tij. Takimi u zhillua një ditë para seancës plenare të Kuvendit si dhe mbërritjes së reporterëve të Komisionit të Venecias në vendin tonë. Të dy bashkëdrejtuesit e kolaicionit të majtë nuk bënë asnjë deklaratë për mediat pavarësisht interesit të gazetarëve.