Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një postim për Muzesun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”. Në këtë shkrim, ai shprehet se dinastia Marubi, po mrekullon Amsterdamin.

Postimi i plotë i kryeministrit: Rradhë të gjata për të prerë biletën që të çel dyert e thesarit të Marubëve, në njërin prej muzeve më prestigjozë të Europës. Pas sistemimit të thesarit të çmuar në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër, Ministria e Kulturës ka nisur prezantimin e një koleksioni të këtij muzeu nëpër Europë. Një punë e mbarë në rrugën e Rilindjes së Trashëgimisë Kulturore dhe promovimit të vlerave të saj nëpër botë, në hapësira dinjitoze që krijojnë kushte optimale për njohjen e vlerësimin e botës së vogël, por aspak të varfër në xhevahire, të trashëgimisë kulturore shqiptare.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHPËRTHIMI I BOMBËS NË NJU-JORK ISHTE AKT TERRORIZMI
Artikulli tjetërOPERACION I PËRBASHKËT DROGE SHQIPËRI-ITALI, JA REZULTATET