Një ditë pasi shpalli kabinetin e ri qeveritar, Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot ministrat në një takim informal në qytetin bregdetar të Vlorës.
Sipas burimeve të ABC News, takimi do të zhvillohet pasditen e sotme. Një ditë më parë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të PS-së, Kryeministri Rama shpalli qeverinë e re, me 6 ministri më pak se ajo e katër viteve të shkuara.
Qeveria Rama II
*Kryeministri – Edi Rama
*Zv/Kryeministrja – Senida Mesi, deputete e Shkodrës
*Ministër Shteti për Shqiptarët jashtë kufijve – Pandeli Majko
*Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve – Sonila Qato
1.Ministria e Brendshme – Fatmir Xhafaj
2.Ministria e Drejtësisë – Etilda Gjoni (aktualisht zv/ministre e Drejtësisë)
3.Ministria e Jashtme – Ditmir Bushati
4.Ministria Mbrojtjes – Olta Xhaçka
5.Ministria e Kulturës – Mirela Kumbaro
6.Ministria e Financave, e Ekonomisë dhe e Punës (Bashkohen 3 ministri) – Arben Ahmetaj
7.Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – Lindita Nikolla
8.Ministria e Shëndetësisë dhe e Kujdesit Social – Ogerta Manastirliu
9.Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Damian Gjiknuri
10.Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Niko Peleshi
11.Ministria e Turizmit dhe Mjedisit – Blendi Klosi