SIPAS MEDIAVE ITALIANE RAMA DEKLAROI SE ËSHTË KOHA PËR PROJEKTE KONKRETE. Me një ceremoni mikpritëse ka nisur në komunën e Peskarës në Itali, vizita e kryeministrit Edi Rama

në rajonin e Abruzos i ftuar nga presidenti i këtij rajoni  Luciano D’Alfonso, në kuadër të programit të makrorajonit Adriatiko-jonian. Sa i takon këtij programi, sipas mediave italiane, kryeministri shqiptar është shprehur se është momenti për të realizuar projekte konkrete.   Ndërsa lidhur me raportet tregtare mes rajonit të Abruzos dhe Shqipërisë, Rama uroi që të vazhdojë në këtë mënyrë interesi ndaj vendit tonë sepse sot në Shqipëri ka një realitet që sipërmarrësit italianë e ëndërrojnë ta kenë por për fat të keq nuk e kanë.   “Në Shqipëri ka mbi të gjitha një kosto pune e të ulët dhe një presion tepër i ulët fiskal i barazvlefshëm me 15 % të fitimit. Ka pak burokraci dhe një fuqi punëtore e disponueshme me një faktor njerëzor të rëndësishëm, për faktin se të gjithë flasin italisht dhe nuk kanë asnjë problem për tu përshtatur me nevojat e një sipërmarrësi apo kompani italiane”,- ka deklaruar Rama.

Artikulli paraprak“IMAGJINATA DHE ARTIT”, AKTIVITET NË MINISTRINË E KULTURËS
Artikulli tjetër“ARREST SHTËPIE” PËR MARK FRROKUN