Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Turqi për të marrë pjesë në ‘TRT World Forum’. Në fotografitë e publikuara në Facebook shfaqet pranë presidentit Erdogan. Në fjalën e tij, Rama vlerësoi angazhimin e Turqisë në luftën në Ukrainë si dhe e cilësoi si ‘celësin’ për stabilitetin në Europë.
“Është gjithmonë kënaqësi që të jem në Stamboll. Ndyrhse nga pjesa tjetër në Europë, ne në Ballkanin Perëndimor kemi vende ku më shumë se 70% e popullatës beson se Rusia nuk është agresor dhe Putin nuk është fajtor. Ne kemi vende si Serbia që ka influencë të madhe në Bosnje. Është shumë e rëndësi për rajonin që të kemi partner strategjik si Turqia në diplomacinë politike dhe frontin ekonomik.
Është shumë e rëndësishme të thuhet me zë të lartë për të gjithë miqtë europianë dhe amerikanë që në Ballkanin Perëndimor, Turqia nuk është forcë e tretë sepse pjesë e madhe e historisë tonë dhe integriteti në komunitetin euro atlantik është ngulitur në historinë e Turqisë. S’mund të harrojmë rolin e Turqisë në rajon dhe në mbështetjen e ushtrisë tonë për t’u bërë një anëtar i NATO-s.
Më lini të ndaj me ju që lufta në Ukrainë nuk është vetëm për Ukrainën, por për të gjithë komunitetit euroatlantik. Kriza energjetike janë armët që sjell për pjesën tjetër të Europës. Ballkani Perëndimor është shumë i ekspozuar.
Por pa Erdogan, ujku i Europës nuk do të përballohej. Unë gjithmonë jam ndjerë që kjo është një e vërtetë natyrale që njerëzit në Europë nuk janë të lumtur, por kjo është një e vërtetë e thjeshtë. Turqia është çelësi për stabilitietin në Europë. Nëse imagjinoni në një moment, që në një mënyrë të tmerrshme Europa dështoi dhe u mbrojt pikërisht nga Turqia”, tha Rama.
‘TRT World Forum’ është një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.