Kreu i qeverisë Edi Rama prezantoi projektbuxhetin e vitit 2016 në Kuvend, e ku në fokus të fjalës së tij vuri në radhë të parë shpjegimin para shqiptarëve se përse mbledhja e të ardhurave në tatime e dogana nuk u realizua në nivelet që ishte parashikuar.

Duke i dhënë përgjigje akuzave të opozitës se në këto administrata është vjedhur, shefi i mazhorancës radhiti nga foltorja e Kuvendit arsyet që ndikuan në mosrealizimin e të ardhurave, siç janë rënia e çmimit të karburantit në bursat ndërkombëtare, përgjysmimi i importit të energjisë elektrike, rënia e importit të cigareve dhe e fruta perimeve.

Artikulli paraprakSEANCA E KUVENDIT, PËRFUNDON NË TË SHARA DHE FYERJE
Artikulli tjetërSHFAQET DOKUMENTARI I RËNIES SË KOMUNIZMIT NË HUNGARI