Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrejetin social të tij Facebook pamjet nga rruga e re e Thethit. Ne statusin e tij Rama shkruan se rikonstruksioni i rruges ka qenë një kërkesë e banorëve prej vitesh, por edhe një nevojë e përmbushur për atë shëmbëlltyre të bukur të turizmit malor…

“MIRËMËNGJES
dhe me rrugën e re të Thethit, një kërkesë e kahershme e banorëve punëtorë, po edhe një nevojë e vjetër tanimë e përmbushur për atë shëmbëlltyre të bukur të turizmit malor, ngritur në vite me mendjen e artë e me duart e palodhura të banorëve të zonës, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

Ky investim akoma i pa përfunduar pritet të zgjidh përfundimisht problematikën e krijuar veçanërisht gjatë dimrit, kur ishte e pamundur të hyje në Theth. Me mijëra turistë kanë vizituar ndër vite Parkun Kombëtar të Thethit. Aksi rrugor nga Qafë-Thorja deri në qendër të fshatit ka qenë gjithnjë problematik, ndaj rruga e re pritet të krijojë impakt pozitiv dhe ta bëjë Thethin atraktiv si në verë ashtu edhe në dimër.

Artikulli paraprakSHKODËR, TRAJNIMI PËR HOTELERINË MODERNE
Artikulli tjetërSHKODËR, FESTIVALI “LULEBORË”, REZARTA SMAJA FITUESE