Kryeministri Edi Rama u është rikthyer replikave me qytetarët në faqen e tij të ‘Facebook’-ut. Pas postimit të tij në ‘Facebook’ teksa ishte i pranishëm në edicionin e 2-të i “Panairit Mesdhetar të Turizmit, Tirana 2018” në Expocity, lumë komentesh nisën në adresë të tij.
Mes komenteve pikante spikat ajo e një qytetareje akuzon qeverinë për shifra të fryra të punësimit.
“Kur thoni ka 500 mije vende pune, e pune ska”, shkruan qytetarja, ndërsa Rama ia ktheu se: “500 mijë nuk kemi thënë ndonjëherë, po punë ka qe c’ke me atë punë për ata që duan te punojne ne sektorin privat e jo ne fejsbuk”.