Kryeministri shqiptar Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Romë. Ai do të të takohet me homologun e tij italian Giuseppe Conte.

Në orën 13:00 dy kryeministrat do të kenë një drekë pune.

Vizita e kryeministrit shqiptar në Itali vjen pasi Komisioni Europian vendosi të shtyjë datën e hapjes së negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian e pak ditë pas vizitës së kreut të ekzekutivit italian në Tiranë ku shpehu qartë mbështetjen e fortë të Italisë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

Nje ditë më parë gjatë takimit në Romë me kryeministrin maqedonas Zaev, kryeministri italian e konsideroi një gabim historik vendimin e Komsionit Europian për të shtyrë hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

“Duhet të gjejmë mënyrat, – tha Conte – të korrigjojmë këtë gabim historik me këto dy vende, popujt e të cilëve nuk duhen dekurajuar.”

Takimi i sotem Conte-Rama do të fokusohet dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve e në veçanti mbi mundësinë e shtimit të investimeve italiane në Shqipëri.

Vizita e fundit zyrtare e kryeministrit Rama në Romë u zhvillua në tetor të 2017 në kohën e qeverisjes së kryeministrit Paolo Gentiloni.

Artikulli paraprakNJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërSHQIPËRI-ANDORRË, DALIN NË SHITJE ÇMIMET E BILETAVE