Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku do zhvillojë një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruci.
Takimi mes kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit vjen një ditë para zhvillimit të seancës plenare, ku opozita ka paralajmëruar se do bllokojë zhvillimin e saj.
Opozita gjatë gjithë javës ka bllokuar zhvillimin e komisioneve parlamentare dhe ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë duke kërkuar shkarkimin e ministrit Fatmir Xhafaj.
Sipas opozitës vëllai i ministrit, Agron Xhafaj është i implikuar në trafik droge.
Kujtojmë se opozita ka paralajmëruar protestë ditën e shtunë në orën 11:00 kundër qeverisë.