Pas dy takimeve në Tiranë, kryeministri Edi Rama sot po zhvillon një takim me studentët në Universitetin e Vlorës. Shefi i qeverisë është pritur me protesta paraditen e sotme në qytetin bregdetar.

Studentët janë ulur këmbëkryq në hyrje të universitetit, ndërsa Rama i ka ftuar që të futen brenda godinës për të diskutuar në sallë për tetë kërkesat e tyre.

Kujtojmë që dje Rama u shpreh nga Universiteti Bujqësor se qeveria do të paguajë në janar 50% të tarifës së studentëve, por kërkoi dialog.

Edhe ata që fillimisht kundërshtonin janë futur brenda në sallë në Universitetin e Vlorës, ndërsa kryeministri Rama ka vendosur rregull duke i ulur të gjithë studentët.

“Dilni anash, mos rrini përballë, po përmbysni normat e edukatës. Ulni në tokë, mos rrini në gjunjë. O Zot!!!…Hajdeni të fillojmë, ca të presim..”.

Artikulli paraprakTREGTIA E JASHTME/ RRITEN 15% EKSPORTET NË JANAR-NËNTOR, 40% E SHITJEVE JANË NGA FASONET
Artikulli tjetërSTUDENTËT E VLORËS IA PËRPLASIN RAMËS NË SY, NJË GRUP E BOJKOTON E LARGOHEN