Kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin.
Kryeministri ka postuar një foto në faqen e tij në Facebook, ku Xhamia e Et’hem Beut reflekton te kulla e sahatit. Foton e xhamisë kreu i ekzekutivit e shoqëron me urimin për besimtarët myslimanë “Gëzuar Kurban Bajramin”. Në ditën e Kurban Bajramit, dhurata e qeverisë për besimtarët ka qenë legalizimi i 35 leje për objektet e kultit të ngritura në qarkun e Durrësit. Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni theksoi se njëra prej lejeve të legalizimit për këto xhami përkonte me lejen e 20 mijtë të procesit.