Kryeministri i vendit Edi Rama pas mbledhjes së sotme të qeverisë, në një konferencë për shtyp bëri me dije pesë vendime të qeverisë, të cilat pritet t’ju vijnë në mbrojtje qytetarëve.

Vendimi i parë është nisja e zbatimit të projektit që çon në shkolla 150 oficerë sigurie.

Vendimi i dytë i qeverisë kishte të bënte me të dënuarit e përfshirë në krim të organizuar apo organizata terroriste, të cilët tha se do t’i nënshtrohen një monitorimi të rreptë, që shkon deri në izolim.

Po ashtu kryeministri tha se do të rritet monitorimi në burgje, duke nisur nga burgu 313. Sipas tij në burgje do të ketë momitorim non stop me kamera.

Duke folur mbi ligjin për lorjat e fatit, Rama na njohu me vendimin e katërt të qeverisë. Sipas tij, nga 31 dhjetori do të pushojë së funksionuari çdo lojë elektronike dhe se do të merren masa për çdo media që ende i reklamon.

Vendimi i pestë i qeverisë Rama kishte të bënte me disa ndryshime në Kodin Penal, i cili do të mundësojë ndëshkime më të rënda për “të fortët” që përfundojnë në prangat e policisë nga operacionet e “Forcës së Ligjit.”

Artikulli paraprakFACEBOOK KËRKON T’JU FUSË NJË KAMERA NË SHTËPI
Artikulli tjetërHIPOTEKA NË KAOS, VONESA TË PAFUNDME PËR DOSJET