Pas mbylljes së pushimeve në bregdetin e Jonit, kryeministri Edi Rama ka nisur zyrtarisht këtë të hënë punën duke takuar disa nga ministrat e kabinetit qeveritar dhe kryetarin e PDIU, Shpetim Idrizi.
Gjatë paraditës Rama mblodhi në Kryeministri ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, atë të Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe ministren e Kulturës Mirela Kumbaro. Gjatë pasditës kryeministri Rama është takuar edhe me kreun e PDIU, Shpetim Idrizi. Gjatë takimit me Idrizin është diskutuar mbi vijimësine e koalicionit. Mbledhja e Qeverisë do të zhvillohet si zakonisht çdo të mërkurë dhe pritet që i gjithë kabineti qeveritar të jetë i pranishëm, pasi të gjithë mësohet se kanë mbyllur pushimet.