Ndërsa kryeministri kosovar, Isa Mustafa, një ditë më herët ishte shprehur se kjo vizitë nuk ishte e konfirmuar.
Banorë shqiptarë të Mitrovicës së Veriut kanë thënë se, që nga e mërkura kanë ardhur pjesëtarë të Xhandarmërisë serbe me veshje civile, si dhe ata të shërbimit të inteligjencës së Serbisë “BIA” për të siguruar territorin. Në anën tjetër, Policia e Kosovës do të bëjë përcjelljen zyrtare gjatë vizitës së Vuçiç në veri të Kosovës.Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç do të vizitojë të dielën dy komunat me shumice serbe në veri të Kosovës, Zubin Potokun dhe Mitrovicën e Veriut. Zyrtari për Informim i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti ka konfirmuar se janë në gjendje gatishmërie për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj vizite. Vizita e kryeministrit serb në Kosovë vjen në prag të zgjedhjeve parlamentare të Serbisë, që do të mbahen më 24 prill. Beogradi zyrtar ka kërkuar që të hapen 10 Qendra Votimi nën logon e OSBE-së në komunat me shumicë serbe në Kosovë, ku kanë të drejtë vote rreth 108 mijë serbë.
/ Star Plus TV /