MERREN TË GJITHA MASAT PËR SIGURINË NGA PALA SHQIPTARE DHE SERBE. Kryeministri i Serbisë do të vijë në Shqipëri në një vizitë zyrtare. Kreu I qeverisë serbe pas vizitës që zhvilloi homologu i tij shqiptar Edi Rama dhe deklaratës se Kosova është një shtet i pavarur do të vijë në Tiranë ditën mërkure. Përpara vizitojë Tiranën, zyrtare Vuçiç ka deklaruar se hapja e kapitujve të parë të negociatave me BE-në për antëtarësimin të Serbisë në BE varet ekskluzivisht nga mbarëvajtja e dialogut të Kosovës me Serbinë.
Duke folur për marrëdhëniet me Shqipërinë kreu i qeverisë serbe u shpreh se të dy vendet qëllim të tyre kanë integrimin në Bashkimin Europian. Kryeministri serb tha se është pro marrëdhënieve të mira me shqiptarët duke theksuar se Beogradi nuk ka si synim që të ndikojë në destabilizimin e rajonit. Sa i përket ngjarjes që mori jehonë ndërkombëtare të ngritjes së dronit me flamurin e Shqipërisë së bashkuar në ndeshjen Serbi-Shqipëri i qëndroi idesë se është një organizim i qartë politik dhe se edhe vetë Edi Rama ka dijeni mbi atë që ngriti droning dhe arsyet se pse u bë. Po ashtu vizita e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë do ta gjejë policinë e kryeqytetit në gatishmëri të plotë ku në një pjesë të akseve të rëndësishme do të jetë i ndaluar qarkullimi i automjeteve. Në vizitën e parë të një kryeministri serb në vendin tonë, është hartuar një plan masash konkret, Ndërkohë, prej dy ditësh në Tiranë kanë mbërritur agjentë të sigurisë së gardës serbe të cilët do të garantojnë personalisht sigurinë e kryeministrit Vuçiç. Ndërsa nga pala shqiptare, të angazhuar në terren do të jenë edhe shërbimet inteligjente si dhe drejtoria e Anti-terrorit në Policinë e Shtetit.