Kryeministrja e Britanisë është liderja e parë që do të presë Presidenti Trump për vizitë zyrtarë në Washington

Kryeministrja e Britanisë, Tereza Mej, do të jetë liderja e parë e jashtme që do të pritet nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në Uashington pas betimit. Mej është shprehur se nuk ka frikë të përballet me Trump. Kryeministrja Britanike, Tereza Mej, të premten do të takohet me presidentin e SHBA, Donald Trump në Uashington. Ajo do të jetë liderja e parë e jashtëme që Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të takojë pas betimit si president i 45. Mej tha se do të bëjë bisedë të sinqertë me Trump. Ndërsa theksoi se nuk do të ketë frikë t’i thotë presidentit amerikan, nëse zbulon ndonjë gjë të papranueshme. Në takim pritet të diskutohet për Bashkimin Europian, Rusinë, NATO dhe çështje të tjera. Pas votës për të dalë nga Unioni, qeveria Britanike është përqëndruar të thellojë mardhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjerë jashtë Europë për të treguar që “Breksit” nuk zbeh rëndësinë e Mbretërisë së Bashkuar në botë. Takimi i së premtes do të jetë një mundësi për Mej, e cila fillimisht pati vështirësi për të ndërtuar mardhënie me ekipin e Trump, për të diskutuar “mardhënien special” mes Londrës dhe Uashingtonit. Por gjatë vizitës do të preket dhe këndvështrimi I presidentit amerikan ndaj femrave. “Unë e kam thënë më herët që disa nga komentet e bëra nga Donald Trump ndaj femrave janë të papranueshme. Për disa prej tyre ai ka kërkuar falje”, tha Mej. “Kur të ulem me Trump, unë mendoj se deklarata më e madhe do të jetë rreth rolit të femrës për vetë faktin që unë do e takoj atë si një kryeministre femër. Nëse do të ketë diçka që unë e vlerësoj të papranueshmë nuk do kem frikë t’ia them Donald Trumpit”, shtoi më tej ajo. Mej po përpiqet të rregullojë mardhëniet me Trump pasi ky i fundit irritoi qeverinë Britanike pas fitores së zgjedhjeve presidenciale duke thënë se, anti-europiani Nigel Farague, do të ishte një zgjedhje e mirë për ambassador i Britanisë në Uashington.

Artikulli paraprakRAMA: FUTJA E ELEKTRONIKËS NË ZGJEDHJE VETËM NËSE MBËSHTETET NGA OSBE
Artikulli tjetërRRËZOHET NJË SHTYLLË NDRIÇIMI NË RRUGËN MUZE TË GJUADOLIT