Chief Secretary to the Treasury Elizabeth Truss arrives for the political Cabinet meeting at 10 Downing Street on 02 April, 2019 in London, England. Prime Minister Theresa May has called the government for a five-hour meeting to discuss the next steps on Brexit as MPs rejected all four alternatives to her EU Withdrawal Agreement during a second round of indicative votes in the Commons yesterday. (Photo by WIktor Szymanowicz/NurPhoto via Getty Images)

Liz Truss, kryeministrja e re e Britanisë së Madhe ka bërë një riorganizim të qeverisë duke shpërblyer edhe aleatët e saj. Kwasi Kwarteng e ka emëruar kancelar, James Cleverly bëhet sekretar i jashtëm dhe Suella Braverman zëvendëson Priti Patel si sekretare e brendshme.

Një nga miqtë më të ngushtë të Truss, Therese Coffey, emërohet si sekretare e shëndetësisë dhe zëvendëskryeministre. Kabineti i saj i ri do të mblidhet përpara pyetjeve të para të kryeministrit më vonë.

Asnjë nga ata që e mbështetën rivalin e saj Rishi Sunak, nuk do të mbetet në kabinetin e saj të plotë. Bëhet fjalë për Dominic Raab, Grant Shapps, George Eustice dhe Steve Barclay.

Por sekretari i shtypit i zonjës Truss tha se ndryshimet do të “unifikonin” Partinë Konservatore dhe vuri në dukje rolet e larta: Suella Braverman, Tom Tugendhat si ministër sigurie, Kemi Badenoch si sekretare tregtie, Penny Mordaunt si udhëheqëse e Commons dhe Nadhim Zahwëi si kancelar i Dukatit të Lancasterit.

Kush është Liz Truss

Liz Truss ka lindur në 26 korrik 1975 në Oksford. Ajo është bijë e një profesori matematike dhe një infermiereje. Truss ka mbajtur postin e sekretares për Punët e Jashtme dhe është një emër i dashur i konservatorëve, e cila ka kryesuar rregullisht sondazhet e pjesëtarëve të partisë në ëebsajtin e konservatorëve. Ajo ka kultivuar me shumë kujdes imazhin publik dhe vitin e kaluar u fotografua në një tank duke risjellë në kujtesë një imazh të famshëm të gruas së parë kryeministre Margaret Thatcher në vitin 1985.

Ajo vazhdoi studimet për Filozofi, Politikë dhe Ekonomi në Universitetin e Oksfordit, ku ishte aktive në politikën studentore – fillimisht për Liberal Demokratët, përpara se të kalonte te Konservatorët. Fillimisht, sekretare e tregtisë ndërkombëtare, mbështetësja e Brexit u emërua vitin e kaluar si kryenegociatore e Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian.

Pas diplomimit, ajo punoi si kontabiliste në kompaninë e naftës dhe gazit Shell, si dhe në kompaninë e telekomunikacionit Cable & Wireless. Ajo u martua me kolegun e kontabilistit Hugh O’Leary në vitin 2000 me të cilin kanë dy fëmijë.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA NIS NEGOCIATAT ME GREQINË PËR NJOHJEN E PENSIONEVE
Artikulli tjetërÇFARË ISHTE NORMALE NË 2002, QË TANI PAS 20 VITESH NUK ËSHTË MË?