Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë Vlorën ditën e sotme. Me ftesë të kryeministrit Edi Rama pritet që Meloni të vizitojë ditën e sotme qytetin bregdetar Vlorën, një prej destinacioneve më të preferuar për italianët këtë sezon turistik bashkë me Sarandën.

Nuk dihet ende qëllimi i vizitës dhe as detaje të tjera, ndërsa deri më tani kjo vizitë nuk është raportuar as nga kryeministria.

Teksa pritet vizita e Melonit, vetëm një ditë më parë ish-kryeministri britanik Tony Blair mbërriti në Himarë me helikopter. Qëllimi i vizitës së tij nuk dihet, por nuk përjashtohet as ardhja e tij për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.

Vizita e Melonit në Vlorë, vjen në një moment kur mediat italiane i kanë kushtuar shumë artikuj vendit tonë, ndërsa këtë vit shumë italiane kanë preferuar që pushimet t’i kalojnë në Shqipëri. Madje edhe kryeministri Rama ka dhënë disa intervista për mediat italiane për bumin e turistëve, pas një fotoje që ai publikoi duke paralelizuar eksodin e shqiptarëve në vitin 1990 drejt barit me turistët italianë që po vijnë në vendin tonë. Kreu i qeverisë ka bërë me dije se po arrihet shifra rreth 500 mijë italianë që kanë vizituar Shqipërinë këtë vit.

Artikulli paraprakTEMPERATURA DERI NË 36 GRADË CELSIUS, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërSOT NIS PROVIMI I INFORMATIZUAR PËR STUDENTËT E MJEKËSISË, VETËM 400 KUOTA