Policia italiane ka arrestuar 4 shqiptarë ku dyshohet se kanë kryer plot 26 vjedhje në Toskana të Italisë.

Hetuesit u shprehën se shifra e vjedhjeve është e saktë dhe se për këto vjedhje janë gjetur prova të shumta. Gjithashtu hetuesit dyshojnë se banda e hajdutëve shqiptarë është më e madhe.

Karabinierët e njësisë operative në Firenze vunë në pranga 4 shqiptarët, të moshave 31 deri 39 vjeç, të cilët konsiderohen anëtarë të një bande kriminale që vepronte në fushën e vjedhjeve dhe të apartamenteve, kryesisht të braktisura.

Grabitësit, pasi thyenin dyer dhe dritare, hynin në banesa me një shpejtësi të rrufeshme. Gjithashtu, grupi përdorte edhe një magazinë dhe në të vendoste gjërat e vjedhura.

Të dyshuarit u arrestuan midis Pizës dhe Montecatini Terme (Pistoia) më 19 mars, ndërsa ata po planifikonin të iknin jashtë vendit. Hetimi është duke u koordinuar nga zyra e prokurorit të Firences Christine Von Borries dhe filloi janarin e kaluar pas një grabitje në Pontassieve (Firence).

Grupi dyshohet se kryente edhe vjedhje të makinave, sidomos luksoze.
Hetuesit thanë se janë kryer disa grabitje nga kjo bandë mes datave 7 dhe 10 mars 2019, në komunat Fiesole, Pontassieve, Bagno a Ripoli, në krahinën e Firences, në Montescudaio (Pisa ), Terricciola (Pisa) dhe Collesalvetti (Livorno).

Pas arrestimeve, karabinieria mundi që të sekuestrojë dhe të “kthejë” dy makina të vjedhura, rreth 3 mijë euro të gatshme, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë, si ar e flori.

Artikulli paraprakAGJENCIA KOMBËTARE E KRIMIT NË BRITANI: 947 SHQIPTARE TË TRAFIKUARA NË 2018
Artikulli tjetërPLAGOSËN 37-VJEÇARIN, DY TË RINJ NË PRANGA