Kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazi ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi sot kryeministri Edi Rama me Komisioneren e BE-së, Ylva Johansson.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, me komisioneren Johansson, Zef Mazi tha se Shqipëria është në prag të çeljes se negociatave.

“Sot kryeministri pati kënaqësi që të presë në një takim komisioneren për çështjet e brendshme në BE, zonjën Johansson, me të cilën pati një diskutim të hapur mbi bashkëpunimin tonë të deritanishëm me BE, rreth gjithë gamës së çështjeve që përfshirin tematika e çështjeve të brendshme.

Kjo vizitë zhvillohet në kohën e duhur, me një fokus të rëndësishëm për Shqipërinë. Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE. Çështjet që diskutuan kryeministri me komisioneren kanë ndikim në përparim tonë përpara.

Kryeministri dhe komisonerja ranë dakord se bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe BE, bazohet jo vetëm tek vlerat e përbashkëta që ndajnë, por te interesi ynë i ndërsjelltë, për më shumë siguri për qytetarët tanë.

Kryeministri evidentoi listën e gjatë të arritjeve të shënuara nga autoritetet tona. U prekën aspekte të rëndësishme, bashkëpunim policor, me agjencitë ligjzbatuese të BE, çështjet e kontrollit ndërkufitar dhe çështjet e emigracionit”, tha Mazi.

Artikulli paraprakRAMA, BASHA E META TAKOHEN ME KOMISIONEREN E BE! KREU I PD: E NJOHA ME PLANIN ANTI-MAFIA! PRESIDENTI: PAS 25 PRILLIT SHQIPËRIA KTHEHET NË SHINAT LIGJORE
Artikulli tjetërKURBIN, STUDENTËT KRYEJNË SHËRBIME VULLNETARE SOCIALE