Këshilli i Sigurimit të Bjellorusisë ka komentuar kryengritjen e grupit ushtarak rus, Wagner, duke shprehur mbështetjen për Rusinë.
“Grindjet e brendshme në Rusi, janë dhuratë për Perëndimin”, është shprehur në një deklaratë Këshilli i Sigurimit, duke paralajmëruar se kjo mund të jetë një katastrofë.
“Çdo provokim, çdo konflikt i brendshëm në qarqet ushtarake apo politike, në fushën e informacionit apo në shoqërinë civile është një dhuratë për Perëndimin kolektiv”, ka deklaruar edhe Këshilli Sigurimit të Minskut.