Ky komunikim i kryeplakut të fshatit Obot Gregor Pemaj me banorët e zonës nga frika e përmbytjeve është i shpeshtë. Kryeplaku i tregon edhe forcave të ushtrisë për nevojat e banorëve.
Situata në fshatin Obot të njësisë Ana e Malit është përkeqësuar ndërsa banorët atje shprehet kryeplaku Pemaj nuk kanë asnjë lloj ndihme. Dëmet nga përmbytjet janë të mëdha në fshatin Obot.
Në pesë njësitë e bashkisë Shkodër të prekura nga përmbytjet janë 1500 hektarë tokë në ujë. Prezencë uji ka në njësinë Ana e Malit me 850 hektarë dhe pjesa tjetër është në Guri Zi, Dajç, Bërdicë dhe Velipojë. Uji është tërhequr në këto zona por problem mbeten dëmet në tokat bujqësore dhe të mbjellat e bnaorëve të përmbytur.