Fermerët në njësinë Ana e Malit janë në momentin më të vështirë si shkak i dëmeve që po shkaktojnë përmbytjet për të tretën herë brenda pak muajsh. Kryeplaku i fshatit Obot, Gregor Pemaj thotë se vijon që institucionet shtetërore të mos kenë asnjë interes për zonat e përmbytura.

Kryeplaku i Obotit ka kërkuar ushqim për bagëtitë për shkak se ndodhen të izoluar pasi rruga e Obotit vijon të jetë e pakalueshme por kërkesa e tij nuk është plotësuar ndërsa kërkon edhe shpalljen e emergjencës civile të pjesshme si e vetmja mënyrë për t’u dëmshpërblyer.

Ndërkohë ka një mënyrë për ta shpëtuar NënShkodrën nga përmbytjet përmes një projekti të viteve ’90 shprehet kryeplaku i Obotit për devijimin e ujrave nga zona e Ashtës në Qafë Shtiqen të Velipojës për t’u derdhur në det.

Njësia Ana e Malit në Shkodër mbetet një prej zonave më të prekura nga përmbytjet me një sipërfaqe tokë prej 1300 hektarësh nën ujë.

 

Artikulli paraprakBASHKËJETESA ME PËRMBYTJET NË FSHATIN BARBULLOJË
Artikulli tjetërDY TË MOSHUARIT, TË VETMUAR DHE TË PËRMBYTUR