Pagesa qe behet per kryepleqte eshte bere pjese e diskutimeve ne keshillin e Bashkise se Shkodres.
Kane qene keshilltaret e djathte te cilet kane kerkuar rritjen e perfitimeve qe marrin kryepleqte, deri ne nivelin sa i lejon ligji ne 10% te pages se kryetarit te njesise administrative. Kryetarja e Bashkise se Shkodres, ka pranuar kete propozim, pavaresisht se ka nje efekt financiar ne buxhet. Ne Bashkine e Shkodres ende nuk jane emeruar kryepleqte megjithate, tashme te pakten dihet se sa do te marrin titullaret e fshatrave pas emerimit te tyre nga bashkia shkoder.