Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka urdhëruar Departamentin për Shërbimet Mbështetëse në DPPSH, për të gjitha njësitë buxhetore në Policinë e Shtetit, që brenda ditës së sotme (30 Dhjetor), çdo njësi buxhetore të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë.
Në të kundërt, çdo vonesë i ngarkon me përgjegjësi.
Bëhet fjalë për orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura, lekët e ushqimit, e çdo pagesë të prapambetur.
2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
Nga të gjitha njësitë buxhetore prej mëngjesit të sotëm po kryhen veprimet me Thesarin, për të kaluar pagesat. Është 1.5 miliardë lekë shuma që ka kaluar me Akt Normativ.