Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, takohet me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Tema e diskutimit ka qenë “thellimi i bashkëpunimit mes SPAK dhe Policisë së Shtetit”, njoftohet nga institucioni.

Gjithashtu theksohet edhe “ngritja e marrëdhënieve mes dy institucioneve në “një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve”

Proda shprehet se Policia është e angazhuar për të bashkëpunuar me institucionet dhe partnerët brenda dhe jashtë vendit.

Më parë, edhe në raportet e mbajtura nga kreu i SPAK në KLP, është theksuar mungesa e bashkëpunimit me uniformat blu, sikurse ndër vite herë pas here ka pasur mungesë besueshmërie mes dy institucioneve, në hetime apo operacione, kryesisht me rrjedhjen e informacionit, apo mungesën e bashkëpunimit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda zhvilloi një takim me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Ilir Proda dhe Altin Dumani kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe me policitë partnere, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Artikulli paraprakARRESTIMI I ILIR METËS, SEKRETARI I PL-SË KËRCËNON FORCAT OPERACIONALE: PO MARRIM EMRAT! SKUADRA TERRORISTE DO NDËSHKOHET PA MËSHIRË! MINISTRI ZAR ORDINER I RAMËS
Artikulli tjetërTETORI ROZË, MARSHIM SENSIBILIZUES