Kryeprokurori Olsian Çela mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një vizitë të Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka filluar transferimin e dosjeve te SPAK-u, pasi do të shkrihet.

Çela vlerësoi punën e prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku shërbeu për 17 vite duke e cilësuar si një prokurori suksesi, që ndryshoi imazhin e vendit dhe rriti besimin me partneret e huaj përsa i përket hetimit të krimit të organizuar.

“Rezultatet e prokurorisë së Krimeve të Rënda sollën qëndrimin pozitiv të ndërkombëtarëve në raport me qasjen e tyre për futjen e Shqipërisë në NATO dhe organizma të tjera të BE” tha Çela.

Gjithashtu Kryeprokurori i ri, falenderoi të gjithë prokurorët që shërbyen në këtë prokurori dhe u uroi suksese atyre që do jenë pjesë e SPAK-ut, raporton gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno. Në fund të takimit Çela zhvilloi dhe një foto të përbashkët me të gjithë trupën e prokurorëve të Krimeve të Rënda.

Artikulli paraprakPOLICIA USHTRON KONTROLLE MASIVE PËR BLLOKIMIN E MJETEVE PIROTEKNIKE (PARALAJMËRIMI PËR ABUZUESIT)
Artikulli tjetërINFO PLUS – 16.12.2019