Një tjetër emër i është shtuar garës për postin e Kryeprokurorit të përkohshëm, pas përfundimit të mandatit në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Adriatik Llallës. Pas depozitimit të kërkesës për të garuar nga prokurorët Ferdinand Elezi dhe Xhemal Saliaj, garës i është bashkuar edhe Arta Marku, prokurore në Shkodër, e cila gjithashtu garon për një vend në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Marku, mësohet se është një propozim i kreut të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, ndërsa ajo ka një eksperiencë 15 vjeçare në prokurorinë shqiptare. 41-vjeçarja nga Puka ka përfunduar studimet në vitin 1999, ndërsa shkollën e Magjisraturës në 2001-in. Referuar të dhënave në karrierën e saj si prokurore në Shkodër, Marku nuk ka pasur në dorë asnjë dosje të rëndësishme. Mësohet se bashkëshorti i saj punon si Oficer i Policisë Gjyqësore (OPGJ) për qarkun Lezhë, Shkodër dhe Kukës.

Emri i Arta Markut renditet ndër 68 emrat e parë të prokurorëve dhe gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen vetingut.

Artikulli paraprak27-VITE PD, LULZIM BASHA: REFLEKTIM PËR T’U RINGRITUR
Artikulli tjetërNGA SULMI TERRORIST NË MANHATAN 4 TË PLAGOSUR