Pavarësisht se Komisioni i Ligjeve miratoi që nga 7 kandidat për kryeprokuror, në parlament të votohen vetëm 3 prej tyre, Partia Socialiste ndryshon procedurën për zgjedhjen e kreut të ri të organit akuzës.
Tre kandidatët që morën vlerësim pozitiv në Komisionin e Ligjeve tashmë detyrohen të mbledhin edhe 28 firma deputetësh, në mënyrë që ata të kenë të drejtë t’i nështrohen votimit.
Duke ju referuar vendimit se deputetët nuk mund të firmosin për më shumë se 1 emër, në parlament nga 3 kandidat do të shkojnë vetëm dy, pasi Partia Socialiste ka vetëm 74 mandate. Por burimet thotë se 28 deputet do firmosin vetëm për një emër si rrjedhojë votimit do i nënshtrohet vetëm 1 kandidat, kjo edhe për taktikën politike që ai të marrë më shumë se 71 vota.
Deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin e Ligjeve theksuan se mbledhja e firmave është detyrim që rrjedh nga rregullorja e kuvendit. Po të njëjtët deputetë konfirmuan se ata tashmë e kanë hedhur firmën, por siç u shprehen ata në një letër të bardhë duke ja lënë vendimarrjen lidershipit të Partisë socialiste, se cili do të jetë emri i ri i kryeprokurorit.
Komsioni i Ligjeve në vendimin që hapi procedurën për zgjedhjen e kryeprokurorit, thuhej se kuvendit do ti paraqitjej një raport ku do të renditëshin të gjithë kandidatët me vlerësime konkrete, ndërsa deputetët do të votonin emrin që përmbush kriteret ligjore dhe morale.
I menjëhershëm ishte reagimi i Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila shkruan se sot ëhstë dita më e errët në historinë e demokracisë shqiptare. “Edi Rama, vendosi duart duart e tij të përgjakura me krim tek i vetemi institucion që nuk e ksihte nën krontrolli”- Shkruan Kryemadhi ndërsa kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se Partia Socialiste, Prokurorin e përkohshëm e ka kthyer në plaçkë tregu të kryeministrit.