Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka bërë thirrje që të respektohet Kushtetuta dhe të ketë dialog mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Meta theksoi se nuk duhet të ketë zgjedhje të njëanshme të kryeprokurorit, pasi kjo cënon besimin e qytetarëve tek drejtësia.

“Kjo është përgjegjësi e Kuvendit. Si president dua të nënvizoj që duhet të respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj dhe është e rëndësishme që të ketë midis aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë, të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarte transparente, pasi çdo hap i njënashëm nuk do të ndihmonte në konsolidimin e pavarësisë së institucioneve”, tha Ilir Meta.

Kreu i shtetit u pyet edhe përse nuk e ka dekretuar emërimin e Elidon Bendos në krye të SHISH pas largimit të Visho Ajazi Likës.

Në lidhje me këtë gjë, Meta sqaroi se duhet të jetë shumë i bindur që në krye të këtij institucioni të dekretojë drejtuesin. Këto deklarata, Presidenti i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Malit të Zi, i cili po zhvillon vizitë zyrtare në vendin tonë.

Artikulli paraprakVUJANOVIÇ NË TIRANË: JEMI MIRËNJOHËS PËR LIGJIN E MBROJTJES SË PAKICAVE
Artikulli tjetërCHAMPIONS LEAGUE/ HIDHET SHORTI, JA PËRBALLJET MES EKIPEVE