Kryeprokurori i Gjykatës Speciale, David Schwendiman nis sot vizitën e tij zyrtare në Kosovë dhe Serbi, që do të zgjasë deri më 11 Nëntor.
Siç raportohet, në Prishtinë Schwendiman do të takohet me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës, me ata të EULEX dhe komunitetin ndërkombëtar. Ndërkaq, gjatë vizitës në Beograd, Kryeprokurori pritet të takohet me zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të Zyrës së krimeve të luftës, si dhe ata të bashkësisë ndërkombëtare.