Kryeprokurori urdhëron nisjen e hetimeve për Kryeministrin e Izraelit, Netanyahu

Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit ka urdhëruar që të nisin hetimet për Kryeministrin e vendit të tij, Benjamin Netanyahu. Sipas mediave izraelite, hetimi do të përfshijë dy çështje të ndryshme, për ryshfet dhe mashtrim. Zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë së Izraelit nuk pranoi të komentonte. “The Indipendent” raporton se policia ka kryer kërkime për 9 muaj. Njoftimi për nisjen e hetimeve për Kryeministrin e Izraelit vjen pasi Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry sulmoi ashpër Izraelin duke thënë se në Lindjen e Mesme nuk do të ketë kurrë paqe pa shtetin e Palestinës. Kerry i bëri thirrje Kryeministrit Netanyahu që të pranojë një zgjedhje mes dy shteteve.

Artikulli paraprakZJARR NË ZGARË, BANORËT RREZIKOHEN TË ASFIKSOHEN
Artikulli tjetërNIS VETTINGU PËR PROKURORËT LLALLA SHPËRNDAN FORMULARËT PËR KONTROLLIN E FIGURËS