Komisioni i Ligjeve ka shqyrtuar në mbledhjen e sotme kërkesat e disa institucioneve për buxhetin e 2019, ndërsa opozita vijon bojkotin e nisur që në fillim të këtij sesioni parlamentar.

Prokuroria e Përgjithshme kërkon 197 punonjës shtesë për vitin 2019. Në Komisionin e Ligjeve është zhvilluar paraditen e sotme seanca dëgjimore me përfaqësuesin e prokurorisë së përgjithshme Abazi për buxhetin.

Deputeti i PS, Bashkim Fino është shprehur kundër kërkesës së prokurorisë duke e cilësuar këtë shifër të frikshme.

Kjo i bie si të ngresh nga e para institucionin e prokurorisë. Shifër e frikshme. Ministria e Financave ka shtuar 50. Por ne nuk dimë ne cfarë nivelesh do shkojnë stafet e rinj. Ku janë? Mua më duket absurde. Unë personalisht nuk do ta pranoja.

Ka pasur 130 milionë lekë për investim, por ka shpenzuar vetëm 52. Jua heqim fare. Ja japim një njeriu që di të investojë më mirë.

Por, përfaqësuesi i prokurorisë ka sqaruar pozicionet ku planifikohet të vendosen punonjësit e rinj.

Shtesa për 197 punonjës është mbi ligjin e ri të prokurorisë së përgjithshme. 30 i duam oficerë të policisë gjyqësore. 100 sekretarë pranë cdo prokurori. 5 specialistë për dekriminalizimin, 30 ekspertë të fushave të ndryshme sipas ligjit të ri. Investimet do ti kryejmë deri në fund të vitit. Nuk djegim asnjë qindarke.

Ndërkohë që edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve e ka cilësuar të ekzagjeruar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme. “Buxheti nuk i përballon dot” tha ai.

Artikulli paraprakVRASJA E MIKUT TË SHULLAZIT, ASNJË I DYSHUAR
Artikulli tjetërKTHEHET TEK FAMILJA TRUPI I KAÇIFAS, MINORITARI GREK DO TË VARROSET I VESHUR ME RROBA USHTARAKE