Kryeqytetasit po djegin kontenierët e mbetjeve me bishta cigaresh

Në javët e fundit 30 kontenierë të rinj të mbetjeve të diferencuara në Tiranë janë djegur. Shkak për këtë, sipas kompanisë italo-shqiptare Eco Tirana është pakujdesia e qytetarëve të cilët hedhin bishtat e cigareve të ndezur. Kompania kërkon ndërgjegjësimin e banorëve, ndërsa i apelon ata të tregohen të kujdeshëm për të mirëmbajtur investimin. Këto janë vetëm disa nga rastet e fotografuara, ku kontenierët e rinj të diferencimit të mbetjeve janë djegur. Kompania italo-shqiptare Eco Tirana e cilat po administron këtë projekt bashkë me Bashkinë e Tiranës bëjnë me dije se javët e fundit 30 kontenierë janë djegur e dëmet janë të parikuperueshme për shkak të materialit të tyre. Shkak për këtë sipas inspektorit, Erli Shehu, është pakujdesia e qytetarëve nga hedhja e bishtave të cigareve. Shehu: Me anë të pakujdesisë së qytetarëve kanë vënë zjarrëvënienien e kontenierëve. Kjo është bërë për arsye të bishtave të cigareve që hidhen në mënyrë të shkujdesur nga qytetarët në drejtim të kontenierëve. Ky është një problem që na ka shkaktuar mjaft dëme të kontenierëve, kemi mbi 30 raste që i kemi konstatuar për këtë arsye. Bashkia e Tiranës dhe Eco Tirana u bëjnë apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, duke mos hedhur cigare apo bishtat e tyre të ndezur, të cilat shkaktojnë këto dëme materiale. Tirana me vendosjen e kontinierëve të rinj dhe ndarjen e mbetjeve në burim po ndryshon rrënjësisht mënyrën sesi grumbullohen dhe menaxhohen mbetjet, por në këtë proçes institucionet i bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë aleatë në këtë proçes duke mirëmbajtur investimin

Artikulli paraprakSHKATËRROHET GRUPI QË KLONONTE KARTAT BANKARE
Artikulli tjetërTRAFIKU I PLEHRAVE 14 TË ARRESTUAR , PJESË E MAFIAS