Kryetari i Bashkisë Shkodër Shkodër Bardh Spahia përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka zbuluar më shumë rreth bashkëbisedimit me pedagogët e universitetit “Luigj Gurakuqi” ku u shkëmbyen ide dhe analizuan pika të programit për arsimin.
POSTIMI I PLOTË
Shkodra duhet dhe do të jetë një pol i rëndësishëm për të gjithë rajonin! Ajo që po ndodh sot është emergjente të ndryshohet dhe prandaj thellimi i bashkëpunimit me universitetin “Luigj Gurakuqi” do të jetë një prej prioriteteve të punës tonë. Zhvillimi i qytetit dhe shfrytëzimi i potencialeve që kanë të rinjtë, duke krijuar më shumë mundësi dhe hapësira angazhimi për studentët mbetet sfida kryesore.
Gjatë bashkëbisedimit me pedagogët e universitetit, shkëmbyem ide dhe analizuam pika të programit për arsimin. Duke i falënderuar për kontributin që japin dhe sugjerimet që më parashtruan, i ftova të jenë partner të këtij rrugëtimi që Shkodra si qytet universitar, të rikthehet aty ku e ka vendin në arsimin e lartë. Jam i lumtur që si pjesë të listës së kandidatëve për këshillin bashkiak, kemi një grup pedagogësh ekspertë të fushave të ndryshme që kam bindjen se do të jenë një zë konstruktiv në parlamentin e qytetit.