Të nderuar bashkëqytetarë!
Gjatë gjithë periudhës time si përfaqësues i qytetarëve të qarkut e më pas si kandidat për bashkinë e Shkodrës, kjo faqe ka shërbyer për të pasqyruar angazhimet dhe punët e mia. Por në fakt, ajo është kthyer në një mjet komunikimi me shumë vlerë me secilin prej jush.Çdo koment a mesazh, ka sjellë zërin tuaj tek unë e shpesh ka ndikuar fort në qëndrimet e mia, ndaj sinqerisht dua t’ju falenderoj për këtë.
Me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, kam një lutje për ju:
Këtë komunikim ta vijojmë edhe më me intensivitet në faqen e Bashkisë Shkodër.
Ju ftoj ta ndiqni faqen, jo vetëm për të mësuar punët e hapat konkretë që institucioni po ndërmerr, por mbi të gjitha për ta kthyer këtë hapësirë në një mundësi komunikimi të drejtpërdrejtë, real e në dobi të vendimmarrjeve të duhura për qytetarët shkodranë. Faleminderit shumë!https://www.facebook.com/bashkiashkodres

Artikulli paraprakLUIZA GEGA PAS TRIUMFIT TË DJESHËM, MESAZH MINISTRES KUSHI
Artikulli tjetërVKM, QEVERIA BËN PENSIONIN E POSAÇËM SHTETËROR SA DHJETËFISHI I PENSIONIT SOCIAL