Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia priti në një takim në zyrën e tij ish presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu. Në fokus të bisedës mes tyre ishin zhvillimet politike dhe proçesi i integrimit në familjen evropiane të dy vendeve tona.
POSTIMI I PLOTË
Kënaqësi të takohesha me ish presidentin e Kosovës z.Fatmir Sejdiu, me të cilin biseduam gjerësisht mbi zhvillimet politike dhe proçesin e integrimit në familjen evropiane të dy vendeve tona. Shqipëria dhe Kosova kanë sfida të rëndësishme përpara, ku duhet luajtur një rol kyç për t’i vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat.
E theksova edhe në bisedën me ish presidentin Sejdiu që ato hapa të hedhura dhe marrëveshje të arritura mes dy vendeve tona, kanë nevojë për t’u implementuar me shpejtësi në terren, që qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës të marrin frytet e tyre. Në fund por jo për nga rëndësia, e urova për dritën jeshile që i dha Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian proçesit të liberalizimit të vizave. Do të duhej të kishte ndodhur shumë më herët, por ka rëndësi që tashmë është një fakt i kryer që do t’i shërbejë qytetarëve të Kosovës. Rrugëtimi i Shqipërisë🇦🇱 dhe Kosovës🇽🇰 duhet të vazhdojë i përbashkët drejt anëtarësimit të plotë në BE🇪🇺