Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia përmes një statusi në ‘Facebook’ ka shprehur ngushëllimet e tj për ikonën e kinematografisë shqiptare. Spahia shpreh ngushëllimet e tij familjarëve dhe miqve të saj.
POSTIMI I PLOTË
Të qoftë dheu i lehtë Mimika Luca!
Ikonë e Teatrit Kombëtar dhe e kinematografisë shqiptare që na dhé aq shumë me artin dhe talentin tënd. Nga sot i bashkohesh njeriut të zemrës, që pate fatin ta kesh partner në jetë dhe skenë, Ndrekë Lucës, malësorit të urtë e brilant të Shkodrës tonë.
Sot humbëm një mike të familjes tonë dhe një zemër të bardhë që dhuronte përherë mirësi.
Ngushëllime të sinqerta familjes, Gjergjit, Rozafës, miqve dhe kolegëve të Mimikës. Arti shqiptar humb një emër të shquar që i dha aq shumë skenës dhe publikut që e duartrokiti pa fund!