Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka zhvilluar një takim me demokratët e Velipojës ku u njoh me problematikat dhe shqetësimet e tyre.
POSTIMI I PLOTË
Me demokratët e Velipojës, që gjithmonë kanë ditur me vendosmëri e kurajo të përballen me çdo sfidë. Çdo diskutim me ta është një motivim më shumë për të mos u ndalur në rrugën e ndryshimit që të gjithë e presim.
Janë të nëpërkëmbur nga qeveria dhe thellësisht të shqetësuar për realitetin që është krijuar, ku mungojnë investimet strategjike, ende janë të pazgjidhura problemet e pronësisë dhe ikja e rinisë ka krijuar boshlleqe në tregun e punës, megjithëse potencialet ekonomiko – turistike janë të jashtëzakonshme.
Si qeverisje vendore, nëpërmjet investimeve në infrastrukturë dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve synojmë ta kthejmë plazhin e Velipojës në një qendër të rëndësishme të turizmit shqiptar në bregdetin e adriatikut.
https://www.facebook.com/100064103432806/posts/pfbid02vQrQR91MBtMhQwDurk3qDvZsAqr1Sq9YnFqPcbP3XFZ4HUaS4ibeNybfEihZTapkl/?d=w&mibextid=qC1gEa
Artikulli paraprakRAMA: INTEGRIM I UNIVERSITETEVE SHQIPTARE ME ATO ITALIANE DHE EVROPIANE
Artikulli tjetërNJË TJETËR QYTET NË SHQIPËRI LËKUNDET NGA TËRMETI, JA KU ISHTE EPIQENDRA