Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia në një bisedë me të rinjtë e qëndrës rinore “Arka” kanë diskutuar për problematikat, me të cilat përballet kjo moshë dhe ofruan zgjidhje sipas këndvështrimit të tyre.

POSTIMI I PLOTË

Diskutimi me rininë është gjithmonë i frytshëm, pasi kush më mirë se ata mund të flasin për situatën e një qyteti, si e shohin zhvillimin dhe të ardhmen e tij.

Të rinjtë e qëndrës rinore “Arka” ndanë në zyrën time aq shumë ide, parashtruan problematika, me të cilat përballet kjo moshë dhe ofruan zgjidhje sipas këndvështrimit të tyre. E gjitha kjo ishte një bisedë sa konstruktive aq edhe frymëzuese, pasi për modele të tilla kemi aq shumë nevojë për të çuar përpara projektin dhe vizionin tonë për Shkodrën.

Një rini e angazhuar është kontributi më i mirë që mund t’i bëhet vendit, prandaj ftesa ime për to dhe çdo bashkëmoshatar të tyre ishte që të mos ndalen së ndjekuri ëndrrat, por duke e projektuar të ardhmen në Shkodër dhe Shqipëri. Tek unë dhe bashkia Shkodër do të gjejnë gjithmonë hapësirat për të dhënë kontributin e tyre, aq i domosdoshëm sot për vendin.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=578085341004909&set=pcb.578086891004754

Artikulli paraprakVAKSINA FALAS DERI NË 18 VJEÇ/ KANCERI I MITRËS, ZGJEROHET FASHA E PËRFITUESVE.
Artikulli tjetërKURTI BISEDË TELEFONIKE ME KËSHILLTARIN E DASH PËR TAKIMIN E SË HËNËS NË BRUKSEL