Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e këshillit komunal të Podujevës.

Spahia u shpreh se bashkëpunimi me komunat e Kosovës për të personalisht dhe institucionin e Bashkisë Shkodër mbetet i një rëndësie të veçantë.

POSTIMI I PLOTË

Kënaqësi të prisnim në Shkodër përfaqësuesit e këshillit komunal të Podujevës.
Bashkëpunimi me komunat e Kosovës për mua personalisht dhe institucionin e Bashkisë Shkodër mbetet i një rëndësie të veçantë. Kemi shumë të përbashkëta dhe si një komb i ndarë në dy shtete, sot më shumë se kurrë kemi nevojë të intensifikojmë këto bashkëpunime në fushën e turizmit, kulturës, sportit, ekonomisë etj.
Shqipëria dhe Kosova janë një dhe vetëm duke ecur së bashku do ta kenë më të lehtë të përparojnë drejt rrugës së nisur për anëtarësim me të drejta të plota në BE .

Artikulli paraprakZBARDHET REZOLUTA E MIRATUAR NGA PE: BASHKIMI EUROPIAN I SHQETËSUAR PËR KORRUPSIONIN, MOSNDËSHKUESHMËRINË DHE LIRINË E MEDIAS NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërSITUATA ME COVID-19 NË VEND, MSH: ASNJË HUMBJE JETE DHE 17 QYTETARË TË INFEKTUAR NË 24 ORËT E FUNDIT