Kryetari i gjykatës së shkallës së parë në Shkodër Arben Zefi ka dhënë disa sugjerimi për ndryshimet kushtetuese dhe reformën në drejtësi duke mos qenë dakord me disa pika të saj.

Për kryetarin Zefi edhe mandati 12 vjeçar që parashikohet për anëtarët e gjykatës së Lartë është i tepërt. Më kritik në fjalim duke kundështuar hapur mënyrën se si po bëhet reforma në drejtësi ishte gjyqtari i shkallës së parë në Shkodër Aleks Nikolli sipas të cilit nuk studiohen shkaqet që çojnë në korrupsion. Për gjyqtarin Nikolli reforma në drejtësi nuk mund të bëhet duke shmangur varësinë politike. Mendimet, kritikat dhe në një farë mënyrë kundërshtia e kryetarit Zefi dhe gjyqtarit Nikolli erdhi gjatë tryezës për reformën në drejtësi që u zhvillua në Shkodër.

Artikulli paraprakOBAMA, HOMAZHE NDAJ VIKTIMAVE TË FRANCËS NË BATACLAN
Artikulli tjetërPOLICIA SHKODËR: KANABIS, JANË ASGJESUAR 285,468 RRËNJË