Prej pothuajse dy vitesh është miratuar fondi nga Ministria e Financës për dëmshpërbilimin e familjarëve të isht të përndjekurve politik në të gjithë vendin. Në Shkodër është një numër i madh përfituesish të cilët akoma nuk kanë marrë këtë dëmshpërblim shprehet kryetarit të shoqatës së Ish të përndjekurve politik në Shkodër, Zenel Drangu.
Janë të shumtë qytetarët të cilët çdo ditë paraqiten pranë shoqatës së isht të përndjekurve politik të cilët kërkojnë ndihmë për plotësimin e dokumenteve të nevojshme.
Ministria e Financës i ka dhënë afat deri në muajin prill të gjithë familjarëve të isht të përndjekurve politik të cilët nuk kanë marrë akoma dëmshpërblimin të dorëzojnë dokumentet.