Kryetari i Komitetit të jashtëm të PE, David McAllister, në një konferencë për mediat ka deklaruar se duhet të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi dy vendet kanë plotësuar kushtet.

“Kemi pasur disa takime, me Metën, Ramën dhe Jorida Tabukun e cila është edhe kryetarja e komunitetit për integrimin e BE-së. Shqipëria është një anëtarë e vlefshme e familje sonë Europaine dhe një aleate që ka kryer një rol kyç për çështjen e sigurisë së Europës.

Gjatë takimeve tona me politikëbërës dhe shoqëri civile kemi dhënë këto mesazhe: BE s’ka kohë për të humbur për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sepse të dy vendet kanë përmbushur kushtet.

Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për të vijuar reformat në të mirë të qytetarëve. Duhet bashkëpunim konstruktiv politik dhe konkurrencë, zgjedhje me garë të plotë. Palët politike të angazhohen në mënyrë konstruktive. Shqipëria ka arritur progres të konsiderueshëm në Reformën në Drejtësi dhe kjo duhet të sjellë funksionalitet të plotë të drejtësisë”, tha ai.

Artikulli paraprakKALLËZIM PENAL PËR ZYRTAREN MË TË LARTË TË PRONAVE, MANJA: TANI RADHËN E KA SPAK TË HETOJË SKEMËN E KORRUPSIONIT
Artikulli tjetërTONIGHT – 24.05.2022