Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi priti sizmiologun grek Spiros Pavlidis.
Ai e falenderoi për kontributin e tij në studimin e hartës dhe dukurive sizmike të Shqipërisë.
“Tërmeti i 26 nëntorit më ka shtyrë mua personalisht, por edhe si Kryetar i Kuvendit, të reflektoj mbi nevojën e rishikimit të legjislacionit e procedurave, jo vetëm në fushën e ndërtimeve, por në të gjitha marrëdhëniet e veprimet tona mbi natyrën dhe burimet e saj.
Unë kam vlerësim të lartë për punën tuaj si edhe të gjithë ekspertëve grekë dhe bashkëpunimin tuaj rezultativme Parlamentin dhe Qeverinë, për të hartuar legjislacionin, procedurat dhe rregulloret antisizmike.
Prandaj, e konsideroj të nevojshme rishikimin e kujdesshëm tëlegjislacionit mbi tokën, mjedisin, ndërtimet, ujrat, parandalimin e fatkeqësive natyrore e çështje të tjera që lidhen me natyrën, burimet, pasuritë, por edhe dukuritë e saj” – shprejhet Gramoz Ruçi.
Sizmiologu Pavlidis e falenderoi Kryetarin Ruçi për ftesën për të diksutuar bashkarisht për çështjet të zhvillimeve sizmike në Shqipëri.
Ai vlerësoi qasjen e drejtë të tij që për trajtimin e tyre duhet një bashkëpunim shumë i ngushte midis shkencëtarëve sizmologë, inxhinierë dhe politikanëve e legjvënësve.
“Greqia dhe Italia kanë përvoja të shkëlqyera në studimin e dukurivë sizmike, mbrojtjen prej tërmeteve, kufizimin e pasojave të tyre dhe edukimin e popullsisë me kulturën antisizmike. Ju kini shkencëtarë të shquar, me të cilën ne kemi bashkëpunuar dhe po bashkëpunojmë. Legjislacioni dhe rregulloret greke dhe italiane mund të përshtaten mjaft mirë për Shqipërinë sepse jemi në të njëjtën zonë sizmike” – deklaroi Pavlidis.
Gjatë takimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dhe profesori Spiros Pavlidis diskutuan edhe mbi aspekte e detaje të tjera të konsolidimit të masave kundër tërmeteve dhe kultivimit të kulturës sizmike të shoqërisë.