Kryetari i Bashkisë Shkodër z. Bardh Spahia, priti në një takim kryetarin e Prezencës së OSBE- së në Shqipëri z. Vincenzo Del Monaco.

Kryebashkiaku Spahia ka falënderuar ambasadorin Del Monaco për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE i ka dhënë vendit tonë ndër vite por edhe për vëmendjen e treguar në veçanti ndaj Shkodrës.

Nga ana e tij, ambasadori Del Monaco ka uruar kryebashkiakun Spahia për zgjedhjen e tij, përmes votës që shprehu vullnetin e qytetarëve shkodranë me 6 mars 2022.

Ai ka shprehur kënaqësinë e tij për vizitën në Shkodër, teksa ka konfirmuar dëshirën për të thelluar më shumë bashkëpunimin me bashkinë dhe kryebashkiakun Spahia.

Më pas takimi në mes kryetarit të Bashkisë Shkodër z. Bardh Spahia dhe kryetarit të Prezencës së OSBE- së në Shqipëri z. Vincenzo Del Monaco, ka vijuar pa praninë e mediave.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, KREU I PD: NUK NJOHIM ZGJEDHJET E RITHEMELIMIT
Artikulli tjetërZBARDHET TAKIMI/ NGA INTEGRIMI NË BE TE THELLIMI I BASHKËPUNIMIT, RAMA KOKË MË KOKË ME PRESIDENTIN GJERMAN