Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk ka uruar kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes si kryeparlamentare, ndërsa ka vlerësuar mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës në luftën me Rusinë.

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, i ka bërë edhe një ftesë kryeparlamentares që të vizitojë Ukrainën.

“Në emër të Verkhovna Rada të Ukrainës dhe në emrin tim, ju uroj për emërimin në postin e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ne vlerësojmë shumë qëndrimin konsistent të Kuvendit të Shqipërisë dhe mbështetjen për popullin e Ukrainës, i cili po i reziston me guxim agresionit të armatosur rus në shkallë të gjerë. Jam i bindur se Ukraina dhe Shqipëria, duke ndarë prioritete të përbashkëta të politikës së jashtme, kanë mundësi të mëdha për përparimin e bashkëpunimit të suksesshëm. Duke konfirmuar gatishmërinë dhe vullnetin për të avancuar bashkëpunim konstruktiv mes dy shteteve, veçanërisht në nivel parlamentar, ju ftoj të vizitoni Ukrainën në një kohë të përshtatshme”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk.

Artikulli paraprakKOÇIU: RRETH 42 MIJË VIZITA MJEKËSORE NË QENDRAT SHËNDETËSORE VERORE
Artikulli tjetërKREMLINI REAGON MBI SITUATËN NË KURSK: PERËNDIMI TË DËNOJË KRIMET UKRAINASE